Ilir Meta: Prova te reja mashtrimi te Komisionit te Ligjeve dhe Kuvendit

  • 4 years ago
Presidenti Ilir Meta ka dalë këtë paradite në një deklaratë për mediat, duke bërë publike prova të reja mashtrimi të Komisionit të Ligjeve dhe Kuvendit, siç u shpreh ai.

Meta u tha se çdo ndërhyrje për të ndryshuar praktikat për betimin për Gjykatën Kushtetuese, janë shkak për të krijuar konflikte mes institucioneve. Sipas tij, Komisioni i Ligjeve në raportin zyrtar, rezulton se i ka përcjellë publikut informacion të rremë, ndërsa shton se kanë gënjyer kur kanë deklaruar se kanë marrë opinione para vendimit.

Sipas Presidentit, institucionet që citohen nga Kuvendi, nuk kanë dhënë opinion për ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese.

Gënjeshtrat e Komisionit të ligjeve dhe Kuvendit janë bërë për të finalizuar grushtin e shtetit, shprehet Presidenti Meta.

Ndërkaq, sa i takon manifestimit të thirrur nga kreu i shtetit për datën 2 Mars, Meta u shpreh se nuk ka asnjë vend për shqetësim apo ?alert?, dhe se ?alert? ka vetëm për puçistët, sepse sipas tij, kanë frikë nga populli. /tvklan.al

Recommended