Ora News - Mbyllja e basteve, Buxhuku: Ligjet këtu bëhen në errësirë!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku i ftuar në "Arena" në Ora News, thotë se parimisht nuk mund të mbyllësh pikat e basteve për sa kohë u ke dhënë një licencë. Pavarësisht kësaj, ai thotë se ky fenomen ka efekte negative për shoqërinë.

Buxhuku: Këtu ligjet bëhen në errësirë. Edhe diskutimi që bëjmë është me "sikur" se asnjë nga ne nuk është i qartë se si do të veprojë ligjin.

Parimisht, në momentin kur dikush merr një licencë, është i ligjshëm dhe nuk është e drejtë t'i thuash që këtë licencë do të ta heqë. Ky është një problem i mprehtë.

Nuk është thjesht etiko-moral, por kemi edhe kosto financiare. Duhen parë edhe kostot që shkakton.

Ky shkakton edhe pasoja që në mënyrë indirekte kthehen në pasoja. Gjithçka ndodh këtu në mënyrë apriori. Bëhen ligj pa pasur një studim. Momentin kur e konsideron ves bëhet një referendum.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mbyllja-e-basteve-buxhuku-ligjet-ketu-behen-ne-erresire

Recommended