Ora News - Mbyllja e basteve, qytetari: Unë do luaj prap edhe kur t'i heqin
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vendimi për mbylljen e pikave të basteve dhe lojërave të fatit cilësohet i drejtë nga qytetarët.

Madje edhe prej atyre që shpenzojnë shumë orë në biznese të tilla, të cilët shprehen se shpresojnë se në këtë mënyrë do të kursejnë.

Qytetar: Më duket vendim i drejtë, për shkak se shumë njerëz janë të fiksuar dhe bëhet më e pamundur për të që të shkojnë.

Qytetar: Shanci është vetëm duke punuar dhe jo duke luajtur lloto.

Të tjerë mendojnë se duhet vepruar si në vendet e Europës ku lojërat e fatit janë përqëndruar në periferi të qyteteve.

Qytetar: Po ta hapin në periferi mirë është, jo në mes të qyteteve.

Por si do ta kalojnë kohën pas dhjetorit?

Qytetar: Nuk më duket vendim i drejtë, ndoshta pjesa më e madhe e njerëzve mund të humbasin punë.

Pyetje: Po tani si do ta shpenzosh kohën?

Qytetar: Duke studiuar

Më më shumë entuziazëm është pritur vendimi nga gratë, të cilat thonë se familjet tashmë do të kenë më pak probleme.

Qytetare: Është një vendim shumë i mirë

Qytetare: Shumë dakord për të rinjtë e sotme

Nga kjo vendimmarrje preken edhe bastet online por të apasionuarit pas tyre thonë se do ta gjejnë sërish mënyrën për të luajtur.
Qytetar: Prap do luaj unë edhe po u hoqën këto
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mbyllja-e-basteve-qytetari-une-do-luaj-prap-edhe-kur-ti-heqin
Recommended