Report Tv-Mbyllja e basteve/ Rama SMS deputetëve

  • 6 years ago
TIRANË- Report Tv ka mësuar se Kryeministri Edi Rama, iu ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste lidhur me mbylljen e pikave të basteve. Rama siguron deputetët se bastet do të mbyllen në terren dhe s'do kete asnje monopol online. Kryeministri sqaron se mesazhet kundër mbylljes së pikave të basteve, vijnë nga burgjet, aty ku sipas tij ndodhen ata që fshihen pas kompanive të llotove.

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, raporton se në tekstin që Rama iu ka dërguar deputetëve thuhet se:

?Kane nisur t'ju cojne lumenj mesazhesh neper tel kunder mbylljes se basteve! Jane te orkestruara nga burgu e nga llagemet e atyre qe fshihen pas kompanive, prandaj mos e vrisni mendjen dhe mos degjoni as shpifjen per "monopol online" sepse s'do kete asnje lloj monopoli!?

Rama ka reaguar edhe ditën e djeshme, ku në një mesazh në Twitter, siguroi qytetarët se bastet online nuk do të ekzistojnë pas vitit të ri 2019.

Recommended