Ora News - Balla: Opozita shfaqe të turpshme në Bruksel, t'i japë fund bojkotit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i grupit parlamentar të PS-së ka ftuar opozitën ti japë fund procesit të bojkotit. Balla tha se një rekomandim i tillë vjen dhe nga deklarata e votuar nga Parlamenti Europian.

Duke e cilësuar të turopshme atë çfarë ndodhi mes tij dhe Pollos në takimin në Bruksel, Balla tha se problemet mes opozitës dhe mazhorancës duhet të diskutohen këtu.

Balla: Rekomandimet përfundimtare të takimit flasin për një ndërprerje të bojkotit nga ana e opozitës. Opozita duhet të ndërpresë bojkotin dhe të marrë përgjegjësitë që i takon. I kemi besuar dy komisione kryesore që kanë lidhje me procesin. Opozita ende nuk dihet ku është dhe ajo shfaqe e turpshme në PE le të jetë një akt i fundit i sjelljes në vite të ndryshme i gjithë politikës shqiptare në Bruksel.

Flekenstein solli në vëmendje që nuk ka pasur dhe nuk një vend tjetër në rrugën e anëtarësimit në BE që opozita të shfrytëzojë mikrofonat e parlamentit europian për të sharë vendin e vet. Kemi çfarë kemi, duhet ti diskutojmë këtu.

Balla shtoi se "30 sekonda të një fjale të parapërgatitur nga Lulzim Basha dhe të lexuar nga kryetari i komisonit të integrimit nuk e prish aspak arsyen e takimit dhe produktin final të tij.Si një prej përfaqësuesve më të vjetër të Shqipërisë në PE, dua të them se kurrë më parë Shqipëria nuk ka më shumë miq sesa sot në PE dhe kurrë më parë nuk kemi arritur të marrim një deklaratë që fillon në fjalinë e vet të parë që Komiteti parlamentar i stabilizim asociimit Shqipëri-BE kërkon hapjen e negociatave në qershor 2019".

Dialogu dhe reforma zgjedhore

Dialogu zhvillohet në institucione. Kemi rivendosur tashmë komunikimin sa i përket kodit zgjedhor dhe në të njëjtën frymë duhet të diskutojmë dhe për çështje të tjera.Nuk ka një paketë të PS por një paketë dhe përfundim të punës paraprake të ekspertëve të reformës zgjedhore që në komunikim dhe bashkëpunim me anëtarët e tjerë të komisionit të reformës zgjedhore të kryesuar nga Bylykbashi ta çojmë në përfundim.

Kemi një afat që është mesi i dhejtorit të këtij viti që duhet ta përmbyllim. Puna e bërë deri më tani garanton që asnjëra nga palët të mos ketë problematika të paadresuara sepse puna është zhvilluar vetëm mbi bazën e rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Është detyrim i të gjitha palëve ti votojmë një orë e më parë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/balla-opozita-shfaqe-te-turpshme-ne-bruksel-ti-jape-fund-bojkotit

Recommended