Report TV - Dalin detaje nga mbledhja e PS-së/Rama-deputetëve: Mos punësoni njerëz me SMS

  • 6 years ago
Pas disa javësh mungesë në mbledhjet e grupit parlamentar, Edi Rama është rikthyer këtë të hënën me vrull, vërejtje e kritika.

Nga mbledhja me dyer të mbyllura, Report Tv ka mësuar se kryeministri Edi Rama ka qenë kritik me deputetët socialistë, të cilëve iu ka shprehur dy shqetësime: performancën e dobët të drejtuesve të institucioneve, dhe ndërhyrjet e deputetëve në punimet në shtet.

Rama ka kritikuar deputetët se ata nuk janë aty ku njerëzit kanë halle, raporton gazetarja Esiona Konomi.

Bëni kujdes me qytetarët. Problemet që ngrihen nga njerëzit vijnë si pasojë e paaftësisë së drejtorëve tanë.

Shpërndahuni nëpër zona dhe të jeni sa më pranë qytetarëve. Ata kanë halle, pse ju nuk jeni pranë tyre?

Edi Rama, kryeministër, deklarata brenda grupit të PS-së
Ky nivel i ulët i drejtorëve dhe administratës, sipas Ramës vjen sepse punësimet bëhen akoma me influenca politike.

Mos u merrni me punësime e SMS. Punësimet në administrate duhet të bëhen përmes konkurseve. Lërini konkurset të funksionojnë.

Edi Rama, kryeministër, deklarata brenda grupit të PS-së

Recommended