Ora News - Habilajve u sekuestrojnë edhe një karburant në Vlorë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Krimi Ekonomik vendos nën sekuestro një tjetër pasuri të familjes Habilaj.Gjatë ditës së sotme i është vendosur sekuestro një karburanti në afërsi të spitalit rajonal, në pronësi të Artan Habilaj, vëllai i Moisi Habilaj i arrestuar në Itali për trafik droge.

Me 21 shtator, Prokuroria për Krime të Rënda njoftoi sekuestrimin e 1 milionë euro pasuri të vëllezërve Habilaj. Sekuestroja u vendos në kuadër të ligjit ?Antimafia? dhe të gjitha këto pasuri janë të regjistruara në qytetin e Vlorës.

Urdhri për sekuestrimin e pasurive të Habilajve u firmos nga grupi i prokurorëve që drejtoheshin nga Besim Hajdarmataj, vetëm pak orë para se këtij të fundit t?i komunikohej urdhëri i transferimit për në Prokurorinë e Pogradecit.

Ora News siguroi në mënyrë ekskluzive kërkesën e prokurorëve, e cila ka marrë viston e gjykatës për të bllokuar apartamente, troje garazhde dhe automjete të vëllezërve Moisi, Artan dhe Florian Habilaj.

Në total bëhet fjalë për 8 apartamente, 5 ndërtesa, rreth 30 garazhde, 10 dyqane dhe 5 automjete. Në bazë të kontratave të blerjes së këtyre pasurive, shifra e shpenzuar nga Habilajt është mbi 1 miliardë lekë. Por, hetuesit dyshojnë se vlera e tyre është disa herë më e lartë, referuar çmimeve të tregut.

Gjithashtu, rezulton se pjesa më e madhe e pasurive janë blerë nga vëllezërit Habilaj gjatë periudhës 2016-2017. Gjatë kësaj periudhe ata kanë qenë nën hetim nga Prokuroria e Katanias, si të dyshuar për trafik narkotikësh nga Shqipëria drejt Italisë.

Në nëntor 2017, Prokuroria e Katanias lëshoi urdhër-arreste për anëtarë të grupit kriminal Habilaj. Por, pas hekurave aktualisht është vetëm Moisi Habilaj. Dy vëllezërit e tij, Artan dhe Florian Habilaj, të cilët gjendeshin në Shqipëri, nuk arritën të arrestoheshin.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/habilajve-u-sekustrojne-edhe-nje-karburant-ne-vlore

Recommended