RTV Ora - Atentat me armë zjarri në Vlorë, një i vdekur, një i plagosur
  • 5 years ago
#rtvora
Një i ri mbeti i vrarë ndërsa një tjetër u plagos në një atentat me armë zjarri në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10 të së hënës (27 maj) në fshatin Poro të Novoselës.

Viktima është shtetasi Sotiraq (Raqi)Mehilli 22 vjeç, ndërsa është plagosur shoku i tij Eno Mataj, 32 vjeç.

Dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me motor kur janë qëlluar me breshëri automatiku.

Policia thotë se dy të rinjve u kanë zënë pritë. Mëhilli e Mata janë pritur deri sa të kthehen për në banesat e tyre, teksa në mes të rrugës janë qëlluar me breshëri kallashnikovi , duke i lënë të dy të plagosur rëndë.

Ata janë dërguar drejt spitalit Rajonal të Vlorës, ku 22-vjeçari Mëhilli ka ndërruar jetë rrugës, si pasojë e plagëve në trup. Në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet edhe i plagosuri sipas policisë.

Mjeti i autorëve gjendet i vdjegur në Bishan-Pak minuta pas ngjarjes, duke përsëritur skemën e ngjarjeve të mëparshme të këtij muaji, policia ka gjetur në afërsi të fshatit Bishan një automjet tip "Benz" të djegur.

Vetëm pak km larg vendit të ngjarjes, në automjet janë gjetur të shkrumbuar edhe 2 kallashnikovë, armë qe dyshohet se janë perdorur në atentat, duke lënë pak hapësirë për ekspertizë daktiloskopike.

Policia lokale është angazhuar në një operacion të përbashkët me FNSH për kërkimin e autorëve, të cilët kanë përfituar nga erresira dhe terreni për tu larguar.

Kush është viktima dhe i plagosuri- 22 vjeçari i mbetur i vdekur në këtë atentat rezulton i paskeduar nga policia dhe pa të kaluar kriminale. Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë 32-vjeçari Mata, i rikthyer prej pak muajsh nga Greqia, ku ishte përshirë dhe dënuar për një seri grabitjesh. Në një prej grabitjeve në Greqi, Mata ka vrarë një avokat.


Në foto: Viktima (lart) dhe i plagosuri (poshtë)
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/atentat-me-arme-zjarri-ne-vlore-nje-i-vdekur-nje-i-plagosur
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended