Dëme nga zjarret e qëllimshme, policia harton plan masash - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Policia e shtetit ka njoftuar se në bashkëpunim ka hartuar një plan te posaçëm masash për të parandaluar zjarrvëniet e qëllimshme apo ato të shkaktuara nga pakujdesia. Janë një sërë institucionesh, si komisaritet, drejtoritë e mjedisit, shtabi emergjencave në prefektura që po monitorojnë territorin e vendit. Në Tiranë janë proceduar penalisht 7 autorë të cilët akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia. Njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa 6 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë. Në mënyrë paradoksale këtë fund shtatori ullishte të tëra në Kavajë, Lushnjë e Fier janë përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme te mëdha. Përballë kësaj situate policia u bën thirrje banorëve që të bashkëpunojnë për të denoncuar çdo rast zjarrvënie.

Recommended