Report TV - Shkolla në Kamenicë,prindërit Peleshit: Shkolla të ndërtohet në mes të fshatit

  • 8 years ago
Zëvendëskryeministri i vendit Niko Peleshi teksa ka qenë në fshatin Kamenicë për të uruar vitin e ri shkollor për nxënësit e këtij fshati, i është kërkuar nga prindërit e nxënësve që shkolla të mos ndërtohet në fund të fshatit por në mes të tij.

Kjo kërkesë e banorëve ka ardhur pas faktit se shkolla do të rindërtohet dhe i kanë bërë këtë kërkesë numrit 2 të qeverisë, kërkesë që sipas Peleshit do të shqyrtohet.

?Shkolla nuk duhet të ndërtohet në fund të fshatit por në mes të tij. Fëmijët tanë ecin në këmbë për të shkuar në shkollë dhe nuk është normale që ajo të jetë larg, kur ka mundësi që të jetë më afër? tha një prind.

Ndërkohë që Peleshi ka siguruar banorët se do të shqyrtohet kërkesa e tyre.

?Rëndësi ka që shkolla të ndërtohet, por më rëndësi ka që edhe fmëijët të mos lodhen kur shkojnë për në shkollë. Kam besim se kërkesa juaj do të shqyrtohet dhe do të merret një vendim? tha Peleshi.

Ai ka theksuar se investimet për shkollat do të vijojnë nga qeveria sepse femijët janë e ardhmja e vendit.

Recommended