Taksa e inerteve, ndërtuesit: Tarifa e papërballueshme - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Sektori i ndërtimit pritet te kaloje ne paralize te plote. Shtimi i te tjera taksave dhe procedurave absurde ndaj ndërtuesve eshte bere i papërballueshëm per kete sektor.Taksa per inertet dhe dheun qe kompanitë nxjerrin gjate ndërtimit te objekteve, është nje tjeter goditje ndaj këtij biznesi. Sipas tarifave te vendosura, 8 euro per çdo ton dhe dyfish nese jane mbetje inerte, konsiderohen te padrejta dhe te papërballueshme nga ndërtuesit.Pak dite me pare drejtori ekzekutiv i shoqatës se ndërtuesve Maksim Muci deklaroi se vendimi per taksa e reja nuk është konsultuar me grupet e interesit dhe as nuk është dhene alternative tjetër per përdorimin e inerteve. Sipas vendimit te qeverise me date 24.O6.2015 dherat dhe inertet duhet te dorëzohen tek operatoret qe kane leje mjedisore. Por ne Tirane, te gjitha mbeturinat shkarkohen ne Sharre, pasi menaxhimi i mbetjeve është monopol i nje operatori te vetNdërsa bashkia nuk jep asnjë sqarim ne lidhje me tarifat e miratuara prej saj ndaj ndërtuesve edhe këta te fundit me ligj parapaguaje nje garanci financiare per çdo ndërtim.Subjekti fizik/juridik, kërkues i lejes për ndërtimin, riparimin, restaurimin apo shembjen e objektit, përpara marrjes së lejes së ndërtimit duhet të depozitojë një garanci financiare për llogari të NJQV-së, e cila nuk do të jetë më e vogël se 3% e vlerës së strukturës së objektit dhe përcaktohet me vendim të këshillit të NJQV-së.Por skandali nuk është vetem ne monopolin e krijuar ne tregun e menaxhimit te mbetjeve inerte. Kompanisë qe i eshte dhene licenca per inceneratorin ne Tiranë ka filluar te vjele taksat marramendëse pa u përfunduar impianti.Vizion Plus do te vijoje investigimin ne lidhje me ketë skandal dhe vjedhjen e hapur qe po i behet biznesit ne vend.

Recommended