Taksat godasin ndërtuesit, tarifë për dherat dhe inertet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Rritja e vazhdueshme e taksave dhe tarifave ndaj biznesit por e mbysin edhe sektorin e ndërtimit. Më e reja është taksa e mbetjeve inerte dhe materialeve te ndërtimit qe kompanitë gjenerojnë gjate punës.1 mije leke te reja është tarifa për 7500 metër kub dhe dyfish nëse ato janë mbetje inerte. Drejtues te shoqatës se ndërtuesve kundërshtojnë taksen e vendosur për mbetjet inerte ndërsa theksojnë se aplikimi i saj do te sjelle rritjen e kostos se ndërtimit, njëherësh dhe te shitjes.Ndërtuesit shprehen se nuk është marre mendimi i shoqatës për vendosjen e tarifës me te fundit ndaj tyre. Kreu ekzekutiv i shoqatës se ndërtuesve Maksim Muçi propozon tarife zero për mbetjet inerte si dhe përdorimin e tyre për rehabilitimin e lumenjve.Po ashtu ne vendimin për menaxhimin e mbetjeve inerte janë vendosur kufizime, ku një kompani ndërtimi nuk mund te depozitoje ne landfillin e përcaktuar nga pushteti vendor, me shume se 20 ton inerte ne dite, thënë ndryshe vetëm dy kamionë.Sipas ndërtuesve kjo është një tjetër mase kufizuese dhe penguese ne punën e tyre.