Ora News - Humbja kundër Luftëtarit, Shkëmbi: Nuk pres "koka", kemi ngërç në sulm

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas humbjes me Kukësin, Teuta ka pësuar disfatën e dytë në kampionat. Durrsakët u mposhtën nga Luftëtari 3-1 dhe për teknikun e tyre, Blendi Shkëmbi ishte një ditë "jo" për lojtarët e drejtuar prej tij.

"Golat erdhën nga gabime individuale, por unë e di se kjo është një diçka që ndodh në futboll dhe për një gabim që ndodh nuk mund të pres koka apo të hedh fajet te lojtarët që gabojnë. Mendojmë se skuadra po kalon një ngërc psikologjik në sulm, pasi nuk po arrin të shënojë, por më shumë besoj se sot na mungojë dëshira dhe lufta për të fituar topin, pasi ndeshja nuk fitohet vetëm duke pasur topin në këmbë."-tha Shkëmbi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/humbja-kunder-luftetarit-shkembi-na-duhen-pike-por-mos-e-beni-drame

Recommended