Ora News - Kupa "thyen" bojkotin, Shkëmbi sinjal rivalëve: Kemi grupin për të arritur larg

  • 5 years ago
#oranews
Bojkoti përfundoi! Futbolli shqiptar kthehet këtë menjavë me çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Të martën, Teuta pret në "Niko Dovana" skuadrën e Kukësit, një rival direkt për objektivat sezonal. Trajneri Bledi Shkëmbi thotë se pauza ka ndikuar pozitivisht te ekipi i tij, ndërsa u shpreh se ndaj Kukësit kërkohet fitorja për të hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit në gjysëmfinale.

"U munduam të rikuperojmë disa lojtarë dhe shpresoj që nesër të jemi në një ditë të mirë dhe të marrim maksimumin. Objektivi janë Kupat e Europës, por Kupa është një trofe dhe ne duam të jemi shumë serioz dhe të mundohemi ta fitojmë këtë trofe. E dimë shumë mirë që shorti na vendosi përballë një kundërshtari shumë të mirë, një kundërshtari të vështirë dhe të fortë, por mendoj që kemi lojtarët e duhur për tu kualifikuar për më tej."-përfundoi tekniku i durrsakëve.

Shkëmbi e ka të gjithë grupin e gatshëm për këtë përballje, ndërsa pritet të ketë minuta edhe për sulmuesin Armando Vajushi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kupa-thyen-bojkotin-shkembi-sinjal-rivaleve-kemi-grupin-te-arritur-larg

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz