Ora News - BE mirëpret operacionin e shkatërrimit të grupit kriminal "Bajri"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadori i Bashkimit Europian mirëpret operacionin e shkatërrimit të grupit kriminal "Bajri".

Përmes një postimi në twitter ambasadori i ri Luigi Soreca shkruan se operacioni i rëndësishëm ishte i mirëpritur.

"Lufta kundër krimit të organizuar dhe drogës janë prioritete për Shqipërinë dhe BE.

Lexoni me shume: Arrestohen 11 anetaret e grupit kriminal "Bajri"

Welcome important #Police operation run in

Ndërkohë burime të grupit të hetimit thonë se personi i konsideruar si kreu i grupit, shtetasi Enver Bajri, ende nuk është arrestuar pasi nuk dihet ende vendodhja e tij. Hetuesit thanë se ai ka të paktën tre vite që nuk rezulton të ketë hyrë në Shqipëri.

Ndërkohë operacioni i organizuar në Tiranë ka vënë në pranga dy personat e tjerë Safet Bajri dhe Ilir Bajri, të cilët sipas hetimeve qëndronin direkt mes kreut të grupit dhe anëtarëve të tjerë të hiearkisë së bandës.

Mediat belge dhe holandeze kanë pasqyruar të shtunën aksionin e zhvilluar në Shqipëri dhe Holandë.

Sipas tyre Safet Bajri është në listën e personave më të kërkuar në Belgjikë pasi në janar të 2017 u dënua nga Gjykata e Apelit të Brukselit me 9 vjet burg për udhëheqjen e organizatës kriminale, trafik droge dhe prostitucion.

Mes të arrestuarve në Shqipëri është edhe shtetasi Armir Grima, trajner i kombëtares së futbollit për femra i cili gjatë karrierës së tij sportive ka qenë portier i ekipit të futbollit të Vllaznisë në vitet 1998-2001, por më pas dhe kapiten dhe trajner i ekipit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/be-mirepret-operacionin-e-shkaterrimit-te-grupit-kriminal-bajri

Recommended