Ora News - Ekstradohet nga Holanda Samet Halluni, anëtari i grupit "Bajri"
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy muaj pas arrestimit në Roterdam të Hollandës është ekstraduar në vendin tonë, Samet Halluni, i cili është anëtar i grupit kriminal të Shkodrës "Bajri".
Ekstradimi i 21-vjeçarit u bë nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol The Hage/Hollandë.
Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar ndaj Samet Hallunit masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale,"Shtrëngim për dhënie pasurie me anë të kanosjes ose dhunës, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal".
"Shtetasi Samet Halluni është anëtar i grupit të strukturuar kriminal ?Bajri? dhe dyshohet që në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi ka kanosur me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë një sërë biznesesh në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona", thuhet në njoftimin e policisë.
Po në Holandë është ndaluar dhe Behar Brajoviç (Bajri) për të cilin po ashtu është kërkuar ekstradimi në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekstradohet-nga-holanda-anetari-i-grupit-bajri

Category
📺
TV