Ora News - Socialistët votojnë të vetëm ligjin për Teatrin pa Ramën dhe Majkon

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mazhoranca në Kuvend miratoi sot e vetme, me 75 vota pro dekretin e presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar.

Po kështu shumica miratoi me shumicë të thjeshtë edhe ndryshimet që vetë i bëri këtij ligji në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Rama ishte në Kuvend vetëm për një fjalim të shkurtër ku tha se Teatri Kombëtar në kushtet aktuale është një godinë e marrë fund dhe nuk mund të restaurohet.

Ndërsa Majko nuk ishte fare në Kuvend për shkak se merrte pjesë në një aktivitet në Drenicë , ku u përuruan shtatoret e heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci, 20 vjet pas rënies së tyre në luftë.

Perplasja Rama - Basha ne distance

Në parlament, pa kundërshtarët përballë, kryeministri tha se me rastin e Teatrit opozita tregon dyfytyrësinë e saj, pasi kur qeverisnin vendin, kanë tentuar të privatizojnë godinën e Teatrit të Metropolit.

Rama: Ajo që më nxori këtu është një shkresë të cilën Florian Mima, ministër i Ekonomisë ia dërgon Lulzim Bashës, kryetar i Bashkisë. I kërkon privatizimin e Teatrit të Metropolit, në kllapa shënon: Floriani, Teatri i Estradës për llogari të deputetit Astrit Veliaj.

Këtij fakti, lideri demokrat iu përgjigj në Facebook duke thënë se pavarësisht asaj që thotë kryeministri, Teatri i Metropolit vijon të mbetet aty ku ka qenë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/socialistet-votojne-ligjin-teatrin-pa-ramen-dhe-majkon

Recommended