Shumica miraton ligjin për teatrin, opozita bllokon foltoren dhe gjuan me kartonë Ramën

  • 6 years ago
TIRANE-Pas 12 orësh diskutime, debat dhe tensione të forta, Kuvendi i Shqipërisë me votat e shumicës ka miratuar projektligjin që i hap rrugë ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar. Në fund të diskutimeve, opozita bllokoi foltoren duke kërkuar që projektligji të mos miratohej, por shumica e kaloi me 75 vota pro. Mes votave që mori projektligji ishte edhe ajo e deputetit të LSI, Robert Bitri, i cili pak ditë më parë njoftoi largimin nga grupi parlametar i LSI dhe kaloi i pavarur. Bitri voton rregullisht ligjet e shumicës qeverisëse në Kuvend.

Nga 79 deputetë që ka shumica, votuan vetëm 75, 4 nuk ishin të pranishëm. Ata që munguan ishin; Pandeli Majko, Spartak Braho, Paulin Sterkaj dhe Reme Lala. Majko u largua duke mos marrë pjesë në votim, ndërsa nga PD u aludua se ishte një votë kundër, pasi në 2002 kur ishte kryeministër kundërshtoi projektin për shembjen e teatrit. Gjatë seancës plenare PD përmes deputetit Mima iu drejtua Ramës duke e pyetur nëse e ka larguar ai për të shmangur një votë kundër. Përsa u përket tre deputetëve të tjerë që nuk ishin në Kuvend, Braho dhe Sterkaj janë në spital, pas problemeve shëndetësore, ndërsa nuk dihet arsyeja e mungesës së Reme Lalës.

Pas votimit të projektligjit, deputetët e opozitës, PD dhe LSI në momentin e largimit nga salla nxorën kartonët e kuq duke i gjuajturnë drejtim të qeverisë dhe kryeministrit. Ndërsa Rama bëri ironi duke u shprehur se ?edhe kartonët që do të gjuani janë jeshilë?. Protestuesit jashtë sallës së Kuvendit janë irrituar pas miratimit të projektligjit për Teatrin Kombëtar, i cili parashikon shembjen e atij aktual dhe ndërtimin e një teatri të ri. Ata kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat.

Recommended