Dhunohet barbarisht biznesmeni 40-vjecar
- 6 years ago
Biznesmeni Andrea Zoga që u dhunua barbarisht nga disa persona mbrëmjen e së martës në lagjen 'Komuna e Parisit' në Tiranë, ka treguar momentet e tmerrit. 40-vjeçari u godit barbarisht nga disa persona sapo ishte afruar pranë banesës së tij.
Nga spitali i Traumës ku ka marrë ndihmë mjekësore, Zoga thotë se autorët e sulmit mund të jenë persona që kanë një konflikt të vjetër pronësie me vëllain e tij.
Biznesmeni, pronar i një rrjeti fast food-esh, u shpreh se ishte kërcënuar me jetë në të kaluarën dhe kishte denoncuar çështjen në prokurori, por hetimet ishin pushuar për mungesë provash nga prokurori Julian Zonja.
Policia ende nuk ka ndonjë person të shoqëruar, ndërsa mësohet se janë sekustruar pamjet e kamerave te sigurisë së një banke të nivelit të dytë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Recommended
HUMB JETEN NJE 40 VJEÇAR NE BULQIZE, DY TE PLAGOSUR NE ELBASAN - News, Lajme - Kanali 7
Kanali Shtate
Report TV -Po transportonte 8 emigrantë të paligjshëm, arrestohet një 40 vjeçar në Pogradec
Report TV