Report TV -Dhunohet me grushte arbitri në Kategorinë e Parë, reagojnë Shkumbini dhe Dinamo

  • 4 years ago
Dhuna dhe futbolli shqiptar duket se janë një binom i pandashëm. Ky fenomen që po nxin sportit më popullor në Shqipëri është shfaqur sërish sot në ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Shkumbinit dhe Dinamos.
Në përfundim të ndeshjes, disa tifozë kanë hyrë në fushën e lojës dhe kanë dhunuar me grushte arbitrin Sokol Bebja. Arsyeja ka qenë vendimet që ai ka marrë gjatë ndeshjes, e cila përgjatë gjithë 90 minutave ka qenë tepër e tensionuar dhe jo më kot janë akorduar tre kartona të kuq dhe tetë të verdhë.

Recommended