Detajet/ Përplasja me armë në Tiranë, si tentoi ta fshehë ngjarjen pronari i bar ‘Chicago-s’

  • 6 years ago
Tiranë- Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë detaje të reja për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në zonën e 21 Dhjetorit, në rrugën ?Shefqet Musaraj?. Policia tha sot se pronari i bar Chicago-s u përplas me armë me një 50-vjeçar, ndërsa burime të Shqiptarja.com dhe Report Tv thonë se ai është shtetasi Ardjan Pashaj.

Të njëjtat burime konfirmojnë se ka qenë pronari i barit ai që ka ngritur armën i pari, ndonëse me të shtëna i është kundërpërgjigjur Pashaj. Ndaj Hitës rëndon akuza "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak? dhe Kanosje?, ndërsa ndaj Pashajt vepra penale ?Vrasje me dashje e mbetur në tentativë? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak?.

Por pavarësisht të shtënave para lokalit e panikut të krijuar në zonë Laert Hita ka tentuar ta fshehë ngjarjen. Burime policore konfirmojnë për Shqiptarja.com dhe Report Tv se forcat e policisë e kanë gjetur atë në banesën e tij, pas sinjalizimit të qytetarëve se dikush mund të ishte plagosur.

Recommended