Ora News - Sot pretenca për Shullazin, policia "blindon" Gjykatën e Krimeve të Rënda

  • 6 years ago
Sot pritet të jepet pretenca për Emilajno Shullazin dhe grupin e tij. Seanca është parashikuar të zhvillohet në orën 09:00 në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Masa të rrepta sigurie

Ndërkohë nga të dyja anët, forca të shumta policie kanë rrethuar këtë institucion. Në gjykata ndodhen edhe drejtues të policisë së Tiranës dhe efektivë civilë.

Dosja futi në kaos prokurorinë e Krimeve të Rënda

Dosja e Shullazit futi në kaos prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë cështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë.

Pak ditë më parë Prokuroria bëri të ditur se është caktuar trupa e prokurorëve për këtë çështje, por emrat ende nuk janë bërë të ditur, pasi në njoftim thuhej se do të publikohen ditën e seancës.

Ndërkohë një ditë më parë, ambasada amerikane në Tiranë në përgjigje të Zërit të Amerikës për këtë çështje tha se ?mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe?.

Refuzuan dosjen "Shullazi", Marku transferon 3 prokurorë, 7 në hetim disiplinor

Nuk vonoi shumë reagimi i kryeprokurores Arta Marku ndaj prokurorëve të Krimeve të Rënda, të cilët refuzuan të merrnin pjesë në shortin e dosjes Shullazi.

Pasi është vënë në dijeni për situatën nga drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, prokurorja e Përgjithshme ka urdhëruar dje transferimin e përkohshëm në rrethe të tre prej prokurorëve të cilët refuzuan hedhjen e shortit.

Bëhet fjalë për prokurorët Olsian Çela që do të transferohet në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj e cila do të transferohet në Prokurorinë e Pukës dhe Besim Hajdarmataj që do të transferohet në Prokurorinë e Pogradecit. Me lëvizjen e këtij të fundit është larguar nga prokuroria e krimeve të renda njeri prej prokuroreve qe po hetonte dosjen e ish ministrit te Brendshëm.

Ndërsa për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Becin dhe Blerim Tominajn, kryeprokurorja Arta Marku ka kërkuar hetim disiplinor.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sot-pretenca-shullazin-pritet-publikimi-i-emrave-te-prokuroreve

Recommended