Top News - OBSH paralajmëron/ Vala e dytë do vrasë miliona vetë

  • 4 years ago
Miliona njerëz do të vdesin nëse pandemia e koronavirusit do të kthehet me një valë të dytë infektimesh, paralajmëroi të premten një zyrtar i organizatës botërore të shëndetësisë, duke shtuar se pandemia vdekjeprurëse deri më tani, është zhvilluar ashtu sic kishte paralajmëruar OBSH.
?Krahasimi është me gripin spanjoll që është zhvilluar ekzaktësisht si covidi; u dobësua në verë dhe u rikthye ashpërsisht në shtator dhe tetor, duke shkaktuar 50 milionë viktima gjatë valës së dytë ? thotë ranieri Guerra, ndihmës drejtor i përgjithshëm i iniciativave strategjike. Në një intervistë dhënë televizionit Rai, ai shtoi se pandemia po sillet ashtu sic ekspertët e OBSH kishin hamendësuar.
Gjenoma e virusit nuk ka ndryshuar thotë ai. është e vërtetë që terapitë intensive janë zbrazur, por kjo pritej dhe ishte parashikuar të ndodhte. Ajo që ne nuk duam është që ato të rimbushen sërish në vjeshtë. Të gjitha masat që po marrim kanë si objektiv kufizimin e virusit kur e gjithë kjo të rifillojë.
Komentet e Guerrës vijnë ndërsa disa shtete në evropë dhe në pjesë të tjera të globit kanë filluar të zbusin masat kombëtare të kufizimit, të ndërmarra fillimisht për të kufizuar përhapjen e virusit. Sipas Guerrës, një nga armët që mund të përdoret për të përballuar më mirë një valë të dytë, është vaksinimi kundër gripit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBSH#TopChannel

Recommended