'I forti' i Laçit i drejton armën gazetarit të Report Tv, Shefi i Policisë: ''Jam me leje, të fala"

  • 6 years ago
KURBIN - Gazetari i Report Tv, Julian Shota, kërcënohet me jetë në krye të detyrës. Gjithçka ndodhi pas shpërthimit të një tritoli në ambientet e një lokali në lagjen nr.4 në Laç. Shota, sëbashku me ekipin e xhirimit të Report Tv, mbërriti në vendin e ngjarjes për raportimin e asaj që kishte ndodhur. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit të kësaj të hëne. Tritoli ishte vendosur tek hyrja e lokalit në pronësi të Llesh Burakut, 53 vjeç, banues në Laç. Nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Duke tentuar të pengojë punën e gazetarëve, fillimisht 53-vjeçari ka filmuar me telefon automjetin e gazetarit të Report Tv, Julian Shota, duke e kërcënuar se nëse transmeton ngjarjen në televizion do ketë punë me të. Sipas Burakut, as policia nuk do ta bënte publike ngjarjen.

Si të mos mjaftonte kjo, Llesh Buraku ka nxjerrë edhe një armë zjarri tip pistoletë, të cilën ia ka drejtuar gazetarit të Report Tv, Julian Shota, duke e kërcënuar me jetë. Në atë moment, siç rrëfen edhe vetë gazetari Shota, kanë ndërhyrë disa të afërm të 53-vjeçarit, duke i bllokuar krahun për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës. Nën kërcënimin e armës, Buraku ka kërkuar që t'i dorëzojnë edhe telefonat, por gazetari Shota dhe kolegët e tij klanë refuzuar ta bëjnë një gjë të tillë.

Recommended