Ora News - Dosja "Habilaj", lirohet Nezar Seiti, do hetohet në 'arrest shtëpie"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Katanias ka vendosur lirimin e Nezar Seitit duke ndryshuar masën e sigurisë "arrest me burg".

I akuzuar si financieri i grupit Habilaj do të hetohet nën masën e arrestit shtëpiak nën mbikqyrjen elektronike.

Lajmin e konfirmon avokati i tij Maurizio Catalano në një komunikim për Ora News.

Vendimi është dhënë nga Gjykata e Katanias në fillim të muajit gusht, ndërsa pritet të ekzekutohet këto ditë pasi është gjykata e cila do të vendosë në dispozicion byzylykun mbikqyrës

Nezar Seiti, 41 vjeç u ekstradua në Itali më 25 janar 2018.

Ekstradimi i tij shkaktoi debat të fortë politik pasi opozita akuzoi maxhorancën se largoi në Itali të vetmin dëshmitar që dinte dhe donte të fliste lidhjet mes ish ministrit Tahiri dhe vëllezërve Habilaj.

Arrestimi
Nezar Seiti u arrestua mbrëmjen 19 tetorit 2017 gjatë një aksioni masiv policor në fshatrat Velçë dhe Drashovicë të Vlorës ku sekuestrua një sasi e konsiderueshme prej 1.4 ton kanabis e magazinuar për llogari të grupit Habilaj. Drejtuesi i grupit ishte Moisi Habilaj ndërsa në përgjimet që prokuroria e Katanias ka bërë gjatë hetimit ndaj shqiptarëve ka dalë edhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri i cili po hetohet në Shqipëri për këtë çështje.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dosja-habilaj-lirohet-nga-qelia-nezar-seiti

Recommended