Lirohet “financieri” i Habilajve, Nezar Seiti - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nezar Seiti, i dyshuari si financieri i ?Bandës së Habilajeve? ka lënë burgun në Itali dhe është vendosur në arrest shtëpie.



Ka qenë Gjykata e Katanias, ajo e cila pak ditë me parë ka vendosur ndryshimin e masës së sigurise ndaj Seitit, por ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar drejtësinë italiane në zbutjen e masës së sigurisë ndaj atij që u cilësua si personi që ishte në dijeni të të gjithë transfertave financiare të grupit të drejtuar nga Moisi Habilaj.



Seiti u arrestua nga policia shqiptare gjatë një operacioni policie në babice  të Vlorës,  ku u sekuestrua dhe një sasi e madhe kanabis sativa.



Menjehërë nisën procedurat për esktradimin e tij drejt Italisë, e cila e kerkonte për pjesmarrje në grup kriminal. Por esktradimi i Nezar Seitit në Janar të këtij viti solli dhe përplasje të forta politike në vend, ku opozita kërkoi që ai të mos ekstradohej, por të jepte shpejgimet e tij në Shqipëri për lidhjet e tij me grupin e Habilajve dhe me përfshrijen në dosje të emrit të ish-ministrit te Brendshem Saimir Tahiri.



Nezar Seiti së bashku me Florian Habilajn, Armando Sulajn dhe Sabaudin Celajn janë veçuar nga pjesa tjetër e grupit të cilët kanë nisur tashmë procesin gjyqësor në Itali dhe ku në Shtator është parashikuar të mbahet dhe seanca e radhës në ngarkim të tyre.

Recommended