Aksidenti në Kamëz, Gjykata lë në burg shoferen, Prokuroria: Po fliste në telefon

  • 6 years ago
Aksidentoi me vdekje 8-vjeçaren Esmeralda Ndreu dhe 57 vjeçarin Ramazan Isha, Gjykata e Tiranës cakton arrest me burg për drejtuesen e mjetit Rezina Koleci. Masa është caktuar nga gjyqtari Ardian Kaliaj i cili ka miratuar kërkesën arrest me burg të prokurorit Bajram Breçani.

Vetë Koleci ka shprehur tronditje dhe pendesë për cfarë ka ndodhur, por është përgjigjur se gjithcka erdhi si pasojë e futjes në mënyrë të papritur të bicikletës në rrugë duke dalë para automejtit të saj.

?Nuk isha me shpejtësi, në një moment më doli para biçikleta dhe bëra manovër për ta shmangur dhe aty humba kontrollin?. Ndërsa prokuroria e tiranës e akuzon atë për aksident me pasojë plagosjen dhe vdekjen e më shumë se dy persona. Po ashtu sipas akuzës Koleci dyshohet se ka qenë duke përdorur telefonin celularë por vetë drejtuesja e mjetit e mohon këtë pretendim.

Tre ditë më parë në zonën e njohur si ura e lumit tirana në kryqëzimin para karburantit Koleci sic dhe shihni nga pamjet e siguruara nga
Report Tv aksidentoi fillimisht çiklistit e më pas në bordurën ndarëse përplasi Valbona Ndreun me dy fëmijët e saj, Esmeralda Ndreu 8-vjeçe e cila humbi jetën, ndërsa u plagos vajza e vogël, E.N, 6-vjeçe.

Në aksident u përfshin dhe tre mjetet të tejra të cilat u përplasën nga Koleci që aktualisht do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Recommended