Report TV - U kap me 19 pistoleta/ Gjykata lë në burg suedezin, Vall: Po bëja vetëm transportin

  • 6 years ago
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë ?arrest me burg? për Ricard Sebastian Vall, të riun suedez që u kap në Shqipëri me 19 pistoleta.

Unë do të bëja transportin. Kam udhëtuar nga Suedia në Turqi e pastaj në Prishtinë. Armët i kam marrë tek një person që nuk i dija emrin në Prishtinë. Do i transportoja në Suedi në rrugë tokësore. Këtë gjë e kam bërë për para. Une jam veç transportues.

Ricard Sebastian Vall
21-vjeçari nga Suedia u kap tre ditë më parë në pikën kufirare të Muriqanit. "Shqiptarja.com" dhe "Report Tv" mësojnë se ai është arrestuar gjatë një kontrolli në autobusin e linjës ?Kosovë -Gjermani?.

Recommended