Ora News - Itali, ekzekutohet me armë zjarri 43-vjeçari shqiptar
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një 43-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Romë në zonën e quajtur Tufello.

Sipas mediave italiane referuar edhe burimeve të policisë viktima ka qenë person me precedent penal dhe në momentin që ai është qëlluar ka qenë duke u rikthyer në burg pasi kishte dalë me leje.

Ai është ekzekutuar me dy plumba, një në kokë dhe një në gjoks. Ndërsa në momentin e vrasjes sapo kishte dalë nga banesa për tu rikthyer në burgun Rebibbia.

Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë vëllai i tij 20-vjeçar, ndërsa u njoftua policia dhe ambulanca, por nuk kanë mundur të shpëtojnë shqiptarin, i cili vdiq menjëherë.

Viktima, ende i paidentifikuar po vuante dënimin e fundit, pasi kishte bërë shumë vite burg.

Hetimet

Sipas mediave italiane autoritetet po hetojnë për lëvizjet e tij të fundit dhe kontaktet që kishte pasur. Por dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur pas konflikteve mes klaneve për dominimin e territorit të shitjeve të lëndëve narkotike. Hetimet kanë treguar se San Basilio dhe Tufello janë zona ku dominon shitja e drogës.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/itali-ekzekutohet-me-arme-zjarri-43-vjecari-shqiptar

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended