Ora News - Po shkonin në HEC e Komanit, makina me tre punëtorë bie në greminë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një kamioncinë ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në greminë në aksin rrugor Shkodër-Koman. Tre personat që ndodheshin në bordin e makinës janë dëmtuar dhe po transportohen me helikopter për në Spitalin e Traumës Tiranë.

Aksidenti është shënuar mëngjesin e sotëm dhe policia e Shkodrës informon se të dëmtuarit janë punonjës të HEC, të cilët kanë qënë duke shkuar në punë.

Nuk dihet gjendja shëndetësore e tre të dëmtuarve Klajdi Shehu, Ilir Shpendi dhe Arment Lalollari, banues në Tiranë që po transportohen me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

"Nga veprimet e para dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të një kthese të fortë".

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rruga-e-komanit-makina-me-tre-persona-ne-bord-bie-ne-gremine

Recommended