Baza e Kuçoves, perfitime shumeplaneshe

  • 6 years ago
Kthimi i aeroportit të Kuçovës në të parën bazë ajrore të NATO-s në Ballkanin Përëndimor është një mundësi e modernizimit të tij që prej ndërtimit në vitin 1955. Jo vetëm do të shërbejë si bazë mbështetëse Aleancën e Atlantikut të Veriut me furnizim ajror, mbështetje logjistike, mbështetje për policimin ajror, si dhe trajnime e stërvitje, por njëherazi pas finalizimit të projektit do të jetë edhe si bazë kombëtarë për Forcen Ajrore Shqiptare.

Përfitimet e këtij projekti do të jenë shumëplanëshe. Krahas modernizimit, ky investim i këtyre përmasave, thotë DW krijon mundësi për zhvillim ekonomik dhe social. Jo vetëm Shqipëria por përfituese e këtij investimi do të jetë edhe rajoni, për të cilin shndërrimi i bazës ajrore të Ku?ovës në një bazë ajrore të NATO-s tregon një vëmendje të shtuar ndaj Ballkanit, përballlimit të rreziqeve të mundshme nga përpjekjet e Rusisë për të rritur ndikimin e saj, destabilizuar dhe nxitur konflikte.

Akoma më tej shkon DW, kur thotë se përfitime ka BE në synimin e saj për një rajon si Ballkani Perëndimor, që të jetë në siguri, paqe dhe stabilitet.

Çështja e aeroportit të Kuçovës ka gjetur pasqyrim në media ndërkombëtare si Washington Post apo Fox News 23.

Aeroporti i Kuçovës do t'i vihet NATO-s në dispozicion për trajnime dhe mbështetje logjistike brenda këtij viti. Vendimi u mor nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, ndërsa lajmin e bëri publik të shtunën Kryeministri Rama në rrjetet sociale. Vetëm për fazën e parë të projektit do të financohen 50 milionë Euro nga fondet e NATO në partneritet me qeverinë shqiptare.

Aeroporti i Kuçovës është ndërtuar në 1955.  I vetmi investim i kryer në këtë bazë është në 2004, por aktualisht edhe pse qëndron i hapur është në gjendje të amortizuar.

Recommended