Ora News - Diaspora po harron shqipen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqiptarët që jetojnë në Diasporë kanë humbur interesin për të mësuar gjuhën shqipe, duke shkaktuar kështu një rrezik për humbjen e lidhjeve me shtetin amë. Në takimin e përvitshëm mes Shqipërisë dhe Kosovë u kërkua që politika të bëjë më shumë për Diasporën, siç është regjistrimi i mësuesve dhe pajisja me tekste të unifikuara në gjuhën shqipe.

Shqiptarët në Diasporë po shkojnë drejt harresës së gjuhës shqipe, pasi vetëm 10% e nxënësve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit mësojnë gjuhen shqipe.

Madje në lidhje me këtë çështje, Ministri i Diasporës Pandeli Majko, u shpreh se të gjithë aktorët janë pjesë e këtij dështimi.

Majko: 10% e familjeve çojnë fëmijët në kurse ku mësohet gjuha shqipe në Diasporë. Sfida është që ata pas 10-15 viteve mund të kthehen në dështimin më të madh kombëtar tonin.

Por pavarësisht problemeve dhe sfidave, së shpejti pritet që të nisë regjistrimi i mësuesve që japin mësim për nxënësit shqiptarë.

Gjithashtu bashkë më këtë nisëm do të lançohet edhe çertifikimi i nxënësve që mësojnë shqipen.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/diaspora-po-harron-shqipen

Recommended