Report TV - Makina me kutitë e harron, polici vrapon: Ku po shkon pa mua ti?

  • 7 years ago
TIRANE-Nxitimi për të dërguar materialet e votimit në KZAZ ka bërë që komisionerët e një qendre votimi te ?11 Janari? të harrojnë efektivin e policisë, që duhet ti shoqërojë në cdo moment të lëvizjes, sipas ligjit.

Pas largimit të makinës së parë me materialet e votimit të 18/20 që shoqëroheshin nga polici është nisur edhe e dyta, por pa efektivin.

Report Tv ka siguruar pamjet teksa efektivi i policisë vrapon drejt makinës që largohet, ndërsa i drejtohet me fjalët ?Ku po shkon pa mua ti?!?.

Makina është kthyer për të marrë edhe një kuti votimi dhe efektivin më pas për të dërguar materialet e 18/19 te KZAZ 35 në ?Vasil Shanto?.

Recommended