Gëzim Nika rrëfen krimet e komunizmit ndaj familjes së tij: Donin të na zhduknin si gen

  • 6 years ago
?Kur ika në 97-ën, ika shumë i mërzitur. Besoja se Shqipëria do të bëhej?. Me këto fjalë, këngëtari i mirënjohur Gëzim Nika ka nisur rrëfimin e tij në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV. Legjenda e këngëve patriotike shqiptare tregoi për zhgënjimin e tij të madh gjatë rrëmujave që përfshinë Shqipërinë në vitin e trazuar 1997 pasi familja e tij kishte përjetuar persekutimin e diktaturës komuniste.

Kur jam larguar, jam larguar shumë i mërzitur me Shqipërinë. Shumë i mërzitur sepse duke e dashur këtë vend shumë , Shqipëria jo gjithmonë është treguar e dashur me ne. Ne e kemi dashur me jetë. Unë kam gjyshin të pushkatuar dhe nuk e di ku e ka varrin. Më ka lënë baba 7 vjeç, vëllai i babës ka vdekur në Tepelenë në internim. Gjyshja ime 30 vjeçe me 4 fëmijë ka përjetuar djegien e shtëpisë. Babai im ka qenë mashkulli i fundit i shtëpisë , 2 hallat dhe vëllai i babës që ka vdekur 2 vjeç nga tmerri. Është pjesë e jetës sime dhe duhet ta them. Aty (në internim) nuk i kanë çuar për turizëm, por i kanë çuar për ti zhdukur si gen. Le të thonë çfarë të donë, dua të them jetën, si e kam përjetuar unë dhe e kam mbajtur mbi supe. Unë i përkas brezit të tretë. Aty ka futur gjyshja ime djalin në dhe dhe pas 6 muajsh kur i ka dalë lirimi, pas vdekjes ka shkuar dhe e ka nxjerrë me duar djalin e vet, dhe për 5 ? 6 javë e ka mbështjellë me lëkurë dhie. I ka mbajtur kockat në një si çantë ku mishi ishte tretur dhe lëkura kishte mbetur mbi kocka dhe e ka sjellë e ka varrosur.

Gëzim Nika, këngëtar

Recommended