Krimet e komunizmit do të studiohen pas '44 ës! Alimadhi: Nuk mund të përjashtohet terrori para 44

  • 5 years ago
TIRANE - 10 deputetë socialistë propozojnë ndryshimin e ligjit për Institutin e Studimit të Krimeve dhe Pasoja të Komunizmit, ku sipas draftit që u miratua sot në Komisionin e Ligjeve, përcaktohet se Instituti duhet të kryejë hulumtime për krimet nga 28 nëntori 1944 deri në 8 dhjetor 1990, dhe jo që nga periudha e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që u krijua në 16 shtator të 1942 duke u zëvendësuar në gusht të '45-ës nga Balli Kombëtar. Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, tashmë deputet në Kuvend, tha gjatë diskutimeve që u shoqëruan me debate në Komisionin e Ligjeve, se nuk mund të lihet mënjanë periudha e terrorit komunist para çlirimit të vendit.

Ndërkohë që socialistët këmbëngulnin që ligji parashikon vetëm kohën kur regjimi komunist ka drejtuar vendin. Sipas deputetëve socialistë regjimi komunist nuk mund të lidhet me periudhën e luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare sepse ?eliminimi i kundërshtarëve politikë? nisi vetëm pas luftës.

Pas debateve me votën e mazhorancës u vendos se Instituti ka tagër të studiojë krimet e pasojat e tyre vetëm gjatë 45 viteve të regjimit komunist, pra nga viti 1944.

Drejtori i Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, në mungesë të një raporti nga DSIK, kërkoi shtyrjen e mbledhjes së komisionit të ligjeve për këtë çështje, por kërkesa e tij u refuzua nga kryetari i Komisionit, Ulsi Manja.

"A ndodhen këtu përfaqësues të DSIK-së, ka ndonjë raport të tyre këtu? nëse nuk ka prani të tyre dhe raport të tyre unë propozoj që kjo mbledhje të shtyhet", tha Tufa.

Ndërkohë, mazhoranca në këtë komision. u tërhoq nga kërkesa për të pajisur me certifikatë sigurie punonjësit e Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasoja të Komunizmit. .

Recommended