Report Tv - Rumuni i propozon për martesë të dashurës në shpellën e Haxhi Alisë

  • 6 years ago
Çifti nga Rumania i kanë shprehur dashurinë njëri-tjetrit në një mënyrë që jo rrallë herë ndodh. George Marica ka zgjedhur shpellën e Haxhi Alisë në Gadishullin e Karaburunit, për t?iu ulur në gjunjë të dashurës së tij, Simona, duke nxjerrë unazën dhe duke e propozuar për martesë . Eventi i organizuar nga deputeti Fate Velaj si dhe me pjesëmarrjen e kryebashkiakut Dritan Leli dhe mjaft të ftuar të tjerë, kurorëzuan celebrimin për martesë të çiftit, të cilët kishin ardhur enkas nga Rumania për të kurorëzuar dashurinë e tyre. Dy të dashuruarit u shprehën se është hera e dytë që vijnë në Shqipëri dhe mbresa e tyre nga hera e parë bëri që këtë celebrim ta bëjnë pikërisht këtu në vendin tonë.

Ndërkohë ka qenë deputeti Fate Velaj i cili shprehet:

?Një ngjarje e jashtëzakonshme. e pa përjetuar më parë. Një eveniment unikal. Miqve të ardhur nga Rumania, iu dhurova atë që nuk kanë për ta harruar kurrë. Pas suksesit të konferencës së djeshme, "Shqipëria dhe Rumania - midis Vlorës,Craiovës dhe Brukselit", mbi fillimin e partneritetit midis dy qyteteve, sot, 26 Korrik, nga BACI'LAND, ne Radhimë, me 5 Skafe, u nisëm drejt shpellës se Haxhi Alisë. Një nga atraksionet më të bukura të Mesdheut. Aty, për mikun tim, këshilltar në grupin parlamentar të PSR, Partia Socialiste Rumune, së bashku me "DJELMURIA VLONJATE" organizova një surprizë për të dashurën e tij me të cilën jeton një lidhje dashurie prej disa vitesh. Aty, në shpellë, ai, në prani të kryetarit të Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, deputetëve rumunë, miqve të ardhur nga Rumania, (25 veta) dhe miqve të mi vlonjat, i shprehu dashurinë e perjetshme dhe i deklaroi dëshirën për tu martuar duke i vendosur në gisht dhe unazën. Ajo, e befasuar nga kjo, filloi të qante nga lumturia ?.

Recommended