I shkon ne banese ish te dashures, nje i vrare dhe nje i plagosur

  • 5 years ago
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kavajë, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur.
Burime policore bëjnë me dije për tvklan.al se ka ndodhur një konflikt i armatosur mes dy personave në banesën e një gruaje. Ka qenë ora rreth 00:45 e mëngjesit kur viktima Dritan Haxholli shkoi në banesën e ish të dashurës së tij.
Në atë moment, aty ndodhej një polic burgjesh, mik i gruas në fjalë. Dy burrat u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe sherri degjeneroi në përdorimin e armëve.
Të dy qëlluan në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri dhe nga të shtënat mbeti i vdekur ish i dashuri i gruas dhe u plagos polici i burgjeve. Ky i fundit u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut.
Sipas informacioneve policore, bëhet me dije se polici i burgjeve qëlloi me armën e shërbimit, kurse viktima kishte shkuar në banesën e ish të dashurës i armatosur me kallashnikov.
Të njëjtat burime sqarojnë se në banesën e gruas ndodheshin edhe dy fqinjë të saj. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor për të mbledhur prova dhe për të kryer veprime hetimore.

Recommended