Motori aksidenton 20-vjeçaren ne Tirane

  • 6 years ago
Në kalimtare ka mbetur e plagosur këtë të martë në kryeqytet. Ngjarja ndodhi gjatë pasdites, në rrugën "George Bush", në zonën e Parlamentit.

Burime për tvklan.al thonë se 20-vjeçarja po kalonte rrugën, kur u përplas nga një i ri i cili lëvizte me motor.

Menjëherë në ndihmë të saj shkuan qytetarë të shumtë, të cilët siç mund të shihet edhe në këto pamje i dhanë të resë ndihmën e parë.

Më pas, ajo u transportua me ambulancë drejt spitalit, ndërsa policia ndaloi drejtuesin e motorit, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

Recommended