Report Tv - Ndryshon formati i abonesë, ja çfarë duhet të keni parasysh

  • 6 years ago
Një format i ri për abonenë. Duke filluar që nga dita e djeshme, të gjithë ata që pajisen me abone për transportin urban në Tiranë, do të duhet të kenë me vete edhe një foto personale si dhe kartën e identitetit.

Dhe pse ka pasur mjaft debate për vendimin, shoqata e transporteve thotë se modeli i ri synon ti japë fund abuzimeve, ku shpesh herë persona të ndryshëm përdornin të njëjtën abone. Kështu gazetarja e Report Tv, Xhensila Demollaj, mori disa oponione të qytetarëve lidhur me vendimin për abonetë e reja, ku disa prej tyre mendonin se ky vendim është i drejtë, pasi shmangen abuzimet, kurse pensionistët u shprehën se kostoja është pak e lartë për ta.

Ndërsa shtesa apo risia është vetëm një foto personale, dhe nuk ka kosto të tjera shtesë. Por ky është një vendim që nuk është kundërshtuar nga qytetarët, të cilët përdorin transportin urban çdo ditë.

Recommended