Ora News - Përfaqësuesja e BE: Turizmi në Shqipëri pengohet nga çështja e pazgjidhur e pronave

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Problemet me të drejtën e pronës po japin një ndikim negativ dhe pengues për zhvillimin e turimit.

Nga pika turistike e Razmës ku mori pjesë në çeljen e sezonit turistik për zonat malore, përfaqësuesja e delegacionit të bashkimit Europian në Shqipëri Annelies Vanwymelbeke dha mesazhe të qarta se zgjidhja e çeshtjes së pronave është një kusht i panegociueshëm që vendi ynë duhet ta zgjidh.

Annelies Vanwymelbeke, perfaqësuese e BE: BE vlerëson se zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në Shqipëri pengohet nga çështja e pazgjidhur e pronave, diversifikimit të ofertës dhe mungesa e njohurive të duhura për tju përshtatur shërbimeve turistike.

Që të ketë turizëm të zhvilluar, ajo vuri theksin tek një tjetër problematike që ka Shqipëria, siç është ndotja e territorit.

Annelies Vanwymelbeke, perfaqësuese e BE: Më shumë kujdes duhet të bëni për të mbrojtur mjedisin dhe këto male të bukura, kontrollit të mjeteve dhe përfshirjen e qytetarëve në këtë synim.

Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj u ndal tek rëndësia që i është kushtuar zhvillimit turistik, pasi kjo njësi ka disa zona me potenciale të mëdha.

Tonin Marinaj, kryetar i bashkisë M. Madhe: Është realizuar plani i zhvillimit vendor ku të gjithë të interesuarit mund të investojnë në bazë të rregullave dhe ligjeve, qoftë në bujtina qoftë në hoteleri.

Gjithçka më pas i la vendin festës ku nuk munguan interpretimet e emrave të njohur të muzikës. Kjo festë është kthyer në traditë për zonën e Malësisë, ku moren pjesë drejtues vendorë dhe banorë të zonë

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perfaqesuesja-e-be-turizmi-ne-shqiperi-pengohet-nga-ceshtja-e-pazgjidhur-e-pronave

Recommended