Report Tv - Kulluri: Nëse Basha s'rrëzon dot qeverinë, në vjeshtë të shkarkohet

  • 6 years ago
Vendimi i Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, zërat për hapjen e një kampi refugjatësh dhe e ardhmja e Partisë Demokratike, kanë qenë disa nga çështjet kryesore të diskutuara në studion e lajmeve të Report Tv, me Edvin Kullurin, anëtar në Këshillin Kombëtar të PD-së.

I pyetur për situatën e brendshme në PD, Kulluri ka thënë se nëse kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nuk arrin të rrëzojë qeverinë Rama, atëherë Këshilli Kombëtar i PD-së ka për detyrë t?a shkarkojë.

Basha nuk është kryetari i opozitës, në këtë kuptim s?jemi përballë një qeverie abusive, por përballë një klike. O do rrinë Lul Basha me Edi Ramën dhe do ikin shqiptarët ose do ikin këta e do rrinë shqiptarët. Nëse Lulzim Basha nuk rrëzon dot qeverinë deri në fund të vjeshtës, atëherë Këshilli Kombëtar duhet t?a shkarkojë.

Edvin Kulluri, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së

Recommended