Report TV - Jozefina Topalli: Nëse Basha nuk largohet nga drejtimi PD-së, Rama merr mandatin e tretë
  • 3 years ago
Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli ka folur ekskluzivisht për "Report Tv", në lidhje me zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen me 25 prill.

Topalli ka deklaruar se Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD para zgjedhjeve.

Sipas saj në PD duhet një lider i pakorruptuar që sjell besim.

"Pasuria e Bashës është shumë e paqartë, ai një vit para zgjedhjeve shton vilat. Basha duhet të bëjë transparencë për pasurinë e tij. Nëse ai nuk ikën nga drejtimi i PD-së,  Rama merr mandatin e tretë", tha Topalli.

Ndërsa përsa i përket koalicionit me LSI-në, Topalli tha se pa pushtet moral nuk vinë votat.

Ajo u është përgjigjur edhe spekulimeve për  ?lista Topalli? në zgjedhjet 2021. Topalli tha se nuk do të ketë një listë të tillë, pasi nuk po lufton për karrigen e deputetit.
Recommended