Report TV - Durrës, mbytet në rezervuar një 47-vjeçar iranian

  • 6 years ago
DURRËS-Një 47-vjeçar me shtetësi iraniane,e inicialet M.Sh 47 vjeç, banues në Manëz është mbytur aksidentalisht dje në rezervuarin e fshatit Rrotull.
47 vjeçari ka qënë i shoqëruar së bashku me tre shokë të tij, por vetëm M.Sh është futur për tu larë edhe pse nuk dinte not, gjë që i ka shkaktuar edhe mbytjen.

Deri në mbrëmjen e djeshme kanë vijuar kontrollet për gjetjen e tij nga ana e Polumbarëve të Portit dhe Forcat Renea.

Sot që në orët e para të mëngjesit kanë vijuar përsëri kontrollet dhe po punohet për gjetjen e trupit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Recommended