Durres, rrezohen vagonet e nje treni mallrash (9 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
4 vagonë të një treni mallrash janë shkëputur nga lokomotiva duke shkaktuar një problem hekurudhor në afërsi të Durrësit. Pasi janë shkëputur nga pjesa tjetër e trenit vagonët kanë nisur të lëvizin krejtësisht jashtë kontrollit me shpejtësi mbi 100 km/orë duke rrezikuar të përplasen me trena të tjerë të linjës Milot-Vorë.
Për të shmangur një përplasje me trenin e pasagjerëve është bllokuar tërësisht transporti hekurudhor në këtë linjë. Me anë ti devijimit të shinave është bërë i mundur ndalimi, por vagonat janë rrëzuar. Ky tren mallrash është ngarkuar me çakull i cili do të shkarkojë në afërsi të Durrësit për shtrimin e autostradës Durrës-Tiranë.
Për fat të mirë kësaj radhe është vepruar me shkathtësi për të marrë masat që vagonët të mos përplasen me trenin e pasagjerëve, ndërsa rrëzimi ka ndodhur në një zonë jo të banuar./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended