Report TV - Aksident i rëndë në Milot, 6 të plagosur, bllokohet autostrada

  • 6 years ago
Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryqëzimin e Milotit pasditen e sotme ku janë përplasur 3 makina, ndërsa 5 persona raportohet se kanë mbetur të lënduar, 3 ndodhen jashtë rrezikut në spitalin e Laçit, 2 u dërguan në Tiranë në Spitalin e Traumës.

Makinat që u përfshinë në aksident, janë konkretisht mjeti tip Benz me drejtues shtetasin B.D. mjeti tip Suzuki me drejtues M.K. dhe mjeti tip Volksëagen me drejtues I.T. Për pasojë janë lënduar 5 pasagjerë në mjetet e përfshira në aksident. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Recommended