Debati për Teatrin Kombëtar, Veliaj takim me artistët: Do të dëgjojmë të gjitha shqetësimiet

  • 6 years ago
TIRANE-Kryebashkiku Erion Veliaj ka zhvilluar për rreth 3 orë një dëgjesë me komunitetin e artistëve për çështjen e ndërtimit të teatrit të ri. Në fjalën e tij shprehu bindjen se sikurse çdo projekt tjetër i Bashkisë së Tiranës, edhe ai për Teatrin e ri do të rezultojë një sukses i vërtetë. Kreu i Bashkisë deklaroi ky debat për një teatër të ri daton që në 98, kur vetë artistët shprehnin pakënaqësi për kushtet e tyre të punës.

Veliaj deklaroi se që në 1954 Ministria e Industrisë dhe Ndërtimit ka një korrespondencë me Drejtorinë e Teatrit Popullor ku shpreh mendimin që teatri të transferohet tek salla e Kuvendit popullor sepse nuk përmbush kushtet.

Pra plot 64 vjet më parë. Që atëherë situata vetëm është përkeqësuar. Në 2004 Këshilli Shkencor i Institutit të Monumenteve të Kulturës e klasifikoi ndërtesën e Teatrit Kombëtar si një ndërtesë pa vlerë.

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës
Me tej Veliaj tha se studimi shkencor i vitit 2007-2008, ?Architettura Moderna italiane per le citta D?Albania,? publikom raporte të italianëve ku theksohet se qëllimi i ndërtimit të kësaj godine që në 1938 nga një kompani italiane ka qenë shfrytëzimi i ambienteve të saj për arsye argëtimi dhe aktivitete sportive. Studimi shkencor sqaron se për shkak të nevojës për të minimizuar kostot në situatë lufte, edhe për ndërtimin e kësaj godine që kishte qëllim tjetër, janë përdorur materiale me kosto të ulët, madje materiale skarco, si tallash e alga deti;

Recommended