Debati/ Veliaj dëgjesë me artistët për Teatrin Kombëtar, Ndrenika: Nuk duhet të shembet
  • 6 years ago
TIRANE-Kryebashkiku Erion Veliaj po zhvillon një dëgjesë me komunitetin e artistëve për çështjen e ndërtimit të teatrit të ri.
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj i shoqëruar edhe nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, zhvilloi një bashkëbisedim me komunitetin e artistëve për nismën për një Teatër të ri Kombëtar

Në fjalën e tij shprehu bindjen se sikurse çdo projekt tjetër i Bashkisë së Tiranës, edhe ai për Teatrin e ri do të rezultojë një sukses i vërtetë. Kreu i Bashkisë deklaroi ky debat për një teatër të ri daton që në 98, kur vetë artistët shprehnin pakënaqësi për kushtet e tyre të punës.
Veliaj deklaroi se që në 1954 Ministria e Industrisë dhe Ndërtimit ka një korrespondencë me Drejtorinë e Teatrit Popullor ku shpreh mendimin që teatri të transferohet tek salla e Kuvendit popullor sepse nuk përmbush kushtet. ?Pra plot 64 vjet më parë. Që atëherë situata vetëm është përkeqësuar. Në 2004 Këshilli Shkencor i Institutit të Monumenteve të Kulturës e klasifikoi ndërtesën e Teatrit Kombëtar si një ndërtesë pa vlerë?, u shpreh ai. Aktori i njohur Robert Ndrenika, që ka qenë një nga protagonistët kryesor të debatit ditët e fundit, deklaroi gjatë dëgjesës se;

Kam vuajtur shumë në këtë çështjen e PPP nuk ma heq njeri nga mendja se ajo gjë ka shumë hile brënda. Sepse dhashë shtëpinë tek një PPP dhe vuajta tre vjet. Unë jam kundra këtij PPP.

Ky kompleksi që e quajnë ?dopo lavoro?, bëhet me qëllim kjo ?dopo lavoro?, hiqeni këtë e marrtë dreqi.
Kam qënë në kundërshtim dhe me këta djemtë, që thonë trashëgimia kulturore. Se trashëgimi mund të jetë dhe një gur atje tek Varrezat e Dëshmorëve.
Recommended