Rama: Me pagese nje nga akset qe lidh Tiranen me Durresin

  • 6 years ago
Rruga e Kombit nuk do të jetë e vetmja që do të tarifohet për përdoruesit. Qeveria është duke shqyrtuar mundësinë që dhe superstrada Tiranë - Durrës të bëhet me pagesë, por ndryshe nga Rruga e Kombit për rrugën që lidh kryeqytetin me qytetin bregdetar do të jetë dhe një tjetër rrugë alternative pa pagesë.

Gjatë konferencës për shtyp pas mbledhjes së radhës së qeverisë që ditën e themelimit të Partisë Socialiste është zhvendosur në Durrës, Rama lajmëron dhe nisjen këtë fundjavë të Rrugës së Arbrit që do pasohet nga dhjetra projekte të tjera infrastrukturore si pjesë e programit 1 miliard Dollarë për rindërtim.

Për pensionistët, Rama jep lajmin e indeksimit të pensioneve.

Lajm të mirë ka dhe për banorët e zonës së Porto Romanos, zona me ndotjen më të madhe ambientale në vend.

Të gjithe atyre që shifrat e INSTATIT për uljen e papunësisë i lidhin me uljen e numrit të popullsisë për shkak të emigracionit, Rama ju shpjegon metologjinë e raportit të bërë.

Qeveria ka miratuar dhe një shtesë buxheti për 2018 për të paguar për shërbimet juridike kompanitë që kanë përfaqësuar Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për çështje të ndryshme.

Recommended