Rama: Aktakuza, nje tekst qe hedh balte mbi shqiptarine

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama gjatë seaancës së sotme plenare mbajti një fjalim në lidhje me aktakuzën e bërë dje publike ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Kreu i qeverisë sonë e konsideron aktakuzën baltë që hidhet jo vetëm mbi Kosovën, por mbi tërë shqiptarinë.

?Janë ata që vendosën jetën në pikëpyetje përballë parashikimeve dhe këndvështrimeve të kohës sipas të cilave Kosova e pavarur ishte një herezi ndërkombëtare. Të jemi të qartë, drejtësia është drejtësi dhe nuk është drejtësia në vetvete dhe as kërkimi i saj nga një strukturë e miratuar me vullnetin e vetë Kuvendit të Kosovës që ngre pikëpyetje të mëdha, të rënda, të papranueshme në heshtje, por është lexim i tekstit të shpërndarë në mbarë botën për të lajmëruar një proces ndaj dy udhëheqësve të luftës dhe paqes në Kosovë. Një tekst i shkruar që edhe sikur të jetë juridik për ne që e kemi jetuar në rininë tonë atë kohë i ngjan një fletë rrufeje të revolucionit kinez, ku prezumon vetë prezumimin e pafajësisë. Kjo e kthen atë tekst në një rrufe që godet shumë më përtej dy emrave të përveçëm duke shpërndarë nëpër krejt botën, sot e zvogëluar, prej shpejtësisë së vrapimit të lajmit, që nuk është thjeshtë një baltë mbi Thaçin apo Veselin, por mbi vetë Kosovën dhe krejt shqiptarinë?, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se aktakuza është një prelud mediatik që hedh pikëpyetje të rënda mbi luftën e Kosovës. Rama tha se udhëheqësit e UÇK-së e kanë shkruar vetë historinë dhe janë vendosur në anën e drejtë të saj.

?Në atë tekst duket sikur lexon për atdheun e agresorëve, jo për vendin e viktimave të agresionit. Në fund të ditës ai tekst indinjues që nuk është aktakuza, por një prelud i pakuptueshëm në aspektin juridik, në aspektin e procedurës së një drejtësie të drejtë, një prelud mediatik i një procesi që më pas vijon. Por që si i tillë ngre një valë pikëpyetjesh, pikëpyetje të rënda jo vetëm në lidhje me pastërtinë e liderëve politikë, por për kauzën e luftës së Kosovës. Duke mos qenë as nga Kosova as nga Shqipëria nuk kanë mundur ta ndiejë se sa thellë dhe padrejtësisht ato fjalë të hedhura në eterin e botës dixhitale prek dhe prekin për faktin se tashmë udhëheqësit e UÇK janë thuajse të tërë të akuzuar në 21 vjet si individë me dy koka që nga një anë kanë udhëhequr luftën dhe nga tjetra kanë ngrënë njerëz, kanë ngrënë, fëmijë, kanë ngrënë rom. Përballë historisë asnjë prej Thaçit, Veselit, Haradinajt e të tjerëve në 21 vjet nuk kanë nevojë për asnjë mbrojtje publike sepse përtej kësaj tërkuze gjyqësie eksperimentale ndërkombëtare ata janë vendosur në anën e drejtë të historisë dhe e kanë bërë historinë vetë?, tha Rama.

Sipas kryeministri Edi Rama, njoftimi i bërë publik të mërkurën barazon në këtë rast viktimën dhe agresorin.

Ai u shpreh se ndryshe nga Kosova, ku odiseja e drejtësisë ndërkombëtare vazhdon prej 21 vitesh në Serbi nuk ka asnjë drejtësi për krimet që janë kryer ndaj shqiptarëve atje. ?Një zero me xhufkë turpëruese!? tha Rama.

?Nuk ka luftë pa vendime të gabuara, pa gabime vetja...

Recommended