Report Tv - Elbasan, demokratët presin Ramën me protesta: 'Poshtë pashallarët e krimit'

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot në Panairin e Punës, në qytetin e Elbasanit. Kryeministri do të jetë në panair në orën 09:30, ndërsa është pritur me protesta.

Dhjetëra simpatizantë të opozitës, shoqëruar dhe nga deputetë dhe kryetari i PD Elbasan, po zhvillojnë një protestë me pankarta në duar.

Protestuesit janë shfaqur me pankarta me mesazhe kundër qeverisë, ku ndër të tjera shkruajnë ?Poshtë pashallarët e krimit?. Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen dhe forca policie, të cilët po monitorojnë situatën.

Recommended